Ndonëse akoma nuk është përcaktuar data për rifillimin e kampionatit, drejtuesit e Interit dhe Juventusit po punojnë për lëvizjet që do bëjnë në ekipet e tyre në merkato.
Të dy klubet kanë një objektiv të njëjtë, teksa kanë shfaqur interes për mbrojtësin e PSG-së, Tomas Munier.
Ky i fundit do të largohet nga kampionët e Francës në fund të sezonit dhe e ardhmja e tij mund të jetë pikërisht në Itali.
“Le Parisien” shkruan dy klubet italiane kanë rënë në gjurmët e futbollistit dhe do përpiqen ta bindin atë të kalojë në Serie A.
E gjitha kjo duke ditur që në verë do të jetë edhe një lojtar i lirë pasi i skadon kontrata me PSG-në.