Reperja nga Prizreni, Doruntina Shala apo siç njihet për publikun, Tayna, vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale.
Ajo vazhdimisht ndan imazhe e video të ndryshme, gjersa herë pas here nuk mungon as me poza provokuese.
E tillë është shfaqur edhe në këtë të fundit, ku ka vënë në pah linjat trupore në një fustan të gjelbër.
Tayna (Foto: Instagram)
Me ndryshim të ri në pamje e duke vënë në pah të pasmet, 25-vjeçarja ka bërë që të komentohet në masë të madhe.
“Anahata, çakra e zemrës, e vendosur pranë zemrës suaj, në qendër të gjoksit tuaj”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.
Postimi mblodhi mijëra pëlqime e komente të shumta nga miqtë e ndjekësit e artistes.
Ndërkaq, i fundit projekt i lansuar nga Tayna mbetet “Pijetore” në bashkëpunim me Cricket.
/abc24.al/