Reperja e njohur, Tayna mbetet e angazhuar me koncerte brenda dhe jashtë Kosovës.
Një të tillë ajo e ka mbajtur së fundmi edhe në Londër, nga ku edhe ka sjell imazh dhe pamje nga performanca.
Për ta përcjell nga afër ishin mbledhur një numër i madh i bashkatdhetarëve, ndërsa reperja nga Prizreni shkëlqente me dukjen.
Foto: Tayna/InstaStory
E veshur në një fustan të shkurtër me ngjyrë portokalli të kombinuar me çizme të gjata ngjyrë bezhë, Tayna vuri në pah linjat joshëse të turpit.
Doruntina Shala (emri i plotë) përshtati pamje me makijazh të theksuar dhe aksesor.
Foto: Tayna/InstaStory
Ndërkohë, kujtojmë që krahas angazhimeve profesionale, projekti i saj i fundit mban titullin “Pijetore” që erdhi në bashkëpunime me producentin Cricket.
Kënga e dyshes u prit mirë dhe deri tani ka grumbulluar mbi dy milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube.
/abc24.al/
Foto: Tayna/InstaStory