Detajet që ‘zbulojnë’ se kënga e re e Donaldit është dedikim për ish-të dashurën e tij Bora Zemani?

0
Detajet që ‘zbulojnë’ se kënga e re e Donaldit është dedikim për ish-të dashurën e tij Bora Zemani?
Gjigandi

Aktori dhe këngëtari Donald Veshaj, publikoi të shtunën këngën e tij më të re me titull “Nuk je”.

Kënga e cila është një baladë dashurie, është pritur mirë nga publiku që në orët e para të publikimit.

Muzika është realizuar nga Elgit Doda, ndërkohë që vargjet e tekstit janë shkruar nga vet Donaldi.

E kur jemi te teksti, duket se domethënia e tij lidhet tërësisht me jetën private të Veshajt – më saktësisht është parë nga fansat si një dedikim për ish-të dashurën e tij, Bora Zemani.

RonaTyra

Që me publikimin e ‘trailer’-it, kënga kishte disa fraza që Donaldi i kishte përmendur gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e Big Brother VIP, ku në një bisedë e sipër me këngëtaren Semi Jaupaj, kishte treguar se këto ishin vargje dedikuar enkas Borës.

SDI DMTH. #bbvipal pic.twitter.com/wCFOe178g7

– daylightt20 (@daylightt204) March 18, 2022

Detaji tjetër që zgjon edhe më tepër dyshimet, është vendosja e numrit “5”te pjesa e titrave – ky numër është karakteristik për çiftin pasi konsiston në datën e njohjes së tyre.

Foto: Donald/YouTube

Këtë gjë e ishte treguar vet aktori në një nga puntatat e Big Brother VIP, ku kishte thënë se data 5 nëntor shënon përvjetorin e tyre të lidhjes.

Pavarësisht këtyre dedikimeve, nuk ka pasur ende asnjë reagim nga prezantuesja e , Bora Zemani.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu