Futbolli në Premierligë është pezulluar prej mesit të muajit mars, për shkak të pandemisë së coronavirusit.
Futbollistët e klubeve angleze në këtë javë kanë filluar stërvitjet individuale në parqe dhe në qendra stërvitore.
Disa futbollist kanë shprehur rezerva për tu rikthyer në stërvitje. Njëri ndër ta është sulmuesi i Chelseat, Tammy Abraham.
Abraham ka thënë se babai i tij vuan nga astma dhe nuk dëshiron ta çoj coronavirusin në shtëpi të tij.
“Babai im vuan nga astma dhe gjëja e fundit që unë duhet të bëj është të sjell virusin në shtëpi”, ka deklaruar sulmuesi anglez.
Abraham në këtë sezon ka qenë në formë të mirë duke i shënuar 15 gola dhe gjashtë asistime në 36 ndeshje.