Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmeve se qeveria po përgatit taksë për biznesin e vogël.
Rama shprehet se ky është një lajm i rremë që ka marrë dhenë ndërsa thekson se PS është partia që e bëri Shqipërinë të vetmin vend në Europë me taksë zero dhe TVSH zero.
Ai shprehet se kjo nuk do të ndryshojë deri në vitin 2029.
Statusi i kryeministrit Edi Rama
Një LAJM I RREMË ka marrë dhenë: Rama do të taksojë biznesin e vogël!
Ne jemi partia që e bëri Shqipërinë të vetmin vend në Europë me taksë zero e me TVSH zero për Biznesin e Vogël dhe kjo (e kemi thënë) nuk do të ndryshojë deri në vitin 2029!
Të tjerat janë tutkunërira mediatike!