Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri përmes një postimi të tij në “Facebook”,ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Gërxhaliu.
Sipas tij Fatosi e deshti lirinë që e ofron fluturimi, prandaj ishte sportist dhe djalë i respektuar në qytetin e Vushtrrisë.
Ai ka thënë që vdekja e hershme e Fatosit është humbje jo vetëm e familjarëve të tij por e gjithë qytetit të Vushtrrisë,transmeton “Bota sot”.
Postimi i plotë:
Telegram Ngushëllimi
E nderuara familje Gerxhaliu,
Me dhembje morëm lajmin që ka ndërruar jetë gjatë një aksidenti në fluturim në Prizren paragllajdisti Fatos Gërxhaliu.
Fatosi e deshti lirinë që e ofron fluturimi, prandaj ai ishte sportist dhe djalë i respektuar në qytetin tonë.
Vdekja e hershme e Fatosit është humbje jo vetëm e juaja si familje por edhe e gjithë qytetit të Vushtrrisë. Ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta në emrin tim dhe të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë, Ju familja e ngushtë dhe i gjithë komuniteti sportiv.
Me respekt,
Xhafer Tahiri
Kryetar i Vushtrrisë