Taekwondistët e rinj të Kosovës janë kthyer me dy medalje të arta të fituara në turneun ndërkombëtar të taekwondosë “Croatia Open G1 2019”, të mbajtur këtë fundjavë në Kroaci.
Të artën e fituan Elion Agushi në grupmoshën e kadetëve, kategoria -45 kilogramë dhe Denis Bllaca (kadet), kategoria -49 kilogramë.
Tek kadetët Kosova u shpall ekipi më i mirë. Pjesëmarrëse në këtë garë ishin 50 shtete me 851 garues.