Synimi i Milanit është që të marrë kartonin e Rebiçit

0
Gjigandi

Viti 2020 dhe veçanërisht periudha pas rifillimit të futbollit në Itali, ka qenë vërtet e artë për klubin e Milanit, që ditën e djeshme vendosi të heqë dorë nga skenari për të sjellë Ralf Rangnick në pankinë dhe konfirmoi Stefano Piolin si trajner edhe për sy sezonet e ardhshme.

Administratori Ivan Gazidis vlerësoi shumë punën e teknikut italian dhe u shpreh se ka vendosur ta konfirmojë, duke parë punën e bërë në vazhdimësi nga ana e Piolit, për të ndërtuar një Milan që luan bukur dhe merr rezultate.

Menjëherë pas konfirmimit të Piolit, klubi kuqezi ka nisur nga puna për të blerë përfundimisht edhe kartonin e sulmuesit që ka shënuar më së shumti në klubin kuqezi këtë sezon, kroatit Ante Rebic, i cili erdhi verën e kaluar në huazim dy vjeçar nga Eintracht Frankfurt.

Te Milani nuk kanë ndërmend të presin deri në sezonin e ardhshëm dhe sot janë ulur në tryezë me menaxherin Fali Ramadani, ndërsa në takim ka qenë i pranishëm edhe drejtori sportiv i Fiorentinës, Prade, duke qenë se klubi vjollcë ka 50% të vlerës së kartonit të futbollistit.

Synimi i Milanit është që të marrë kartonin e Rebiç në një shkëmbim kokë më kokë me portugezin Andre Silva, ndërsa pas konfirmimit të kroatit, menjëherë pritet të nisin negociatat për rinovim edhe me Zlatan Ibrahimovic.

RonaTyra

Burime pranë klubit kuqezi raportojnë se në takim me Ramadanin është folur edhe për klientin tjetër të tij, sulmuesin serb Luka Jovic, por duket se ky i fundit ka një pagë shumë të lartë dhe Milani ka vendosur të mos nisë negociatat për blerjen e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu