Megan Thee Stallion dhe Dua Lipa janë bërë bashkë për një këngë të re, e cila publikohet të premten (11 mars).
Artistet e famshme kanë treguar për duetin përmes postimeve që kanë shpërndarë në Instagram.
Ditën e djeshme (e hënë) u bë e ditur se projekti i tyre i ri quhet “Sweetest Pie”.
“Sweetest Pie Thee Stallion. Këtë të premte, 11 mars”, ka shkruar artistja me prejardhje nga Kosova.
Muajin e kaluar, Lipa nisi një turne në Amerikën e Veriut. Ajo aktualisht po përballet me dy padi për shkeljen e të drejtave të autorit për hitin “Levitating”.
Ankesa e parë ndaj këngëtares u bë nga grupi i zhanrit ‘reggae’, Artikal Sound System, kurse e dyta u ngrit nga kompozitorët Russell Broën dhe Sandy Linzer, për “Wiggle and Giggle All Night”.
Warner dhe bashkëpunëtori DayBaby janë përmendur po ashtu si të pandehur në padi.
Lidhur me këtë, 26-vjeçarja akoma nuk ka bërë një reagim duke mos pohuar e as mohuar një gjë të tillë.
/abc24.al/