Superkupa e Evropës, UEFA zgjedh datën dhe vendin e finales së të fortëve

0
Gjigandi

Finalja e Superkupës së Evropës do të zhvillohet në Budapest. Sfida mes skuadrave fituese të Champions League dhe Europa League, do të luhet në datë 24 shtator.

Komiteti ekzekutiv i UEFAS-s (Qeveria Evropiane e Futbollit) ka zyrtarizuar kryeqytetin e Hungarisë për finalen e më të fortëve. Milani dhe Barcelona e kanë fituar nga pesë herë këtë trofe, duke bërë më të mirë se të gjithë.

Më pas renditen Real Madrid dhe Liverpool me nga katër trofe. “The Reds” triumfuan sezonin e kaluar. 2-2 u mbyll sfida me Chelsea dhe skuadra e Jurgen Klopp triumfoi pas goditjeve të penalltive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu