“Ky lojtar i United do të fitojë topin e artë”, – ish-lojtari hedh bastin e tij

0
Gjigandi

Matteo Darmian la ekipin e Manchester United në verën e 2019 për të kaluar te Parma në Serie A. Mbrojtësi kaloi 4 vite në Angli, por nuk ishte për asnjë moment titullar i “Djajve të kuq”. 30-vjeçari ka folur sërish për eksperiencën me Manchesterin dhe ka bërë një parashikim të guximshëm.

“Në stërvitjen e parë më ka bërë shumë përshtypje Wayne Rooney kur u stërvita për herë të parë me Manchesterin. Një tjetër futbollist që ka fituar vëmendjen time që në herën e parë ishte Marcus Rashford.

“E mbaj mend si sot stërvitjen e tij të parë me ekipin e të rriturve. Menjëherë thashë me vete: ‘Woow, ky është një lojtar i jashtëzakonshëm’. Ai bëri disa gjëra shumë të mira për një lojtar të asaj moshe dhe e kam ndjekur rritjen e tij, është përmirësuar në çdo detaj. Nëse vazhdon të punoj siç bën mund ta fitojë Topin e Artë.

“Jam i bindur për këtë. Rashford më ka impresionuar më shumë se të gjithë lojtarët e Manchester United. Është ende i ri dhe ka vend për përmirësime”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu