Pas Holandës e Belgjikës, një tjetër kampionat, madje shumë prestigjioz që do të mbyllet për shkak të koronavirusit, është ai i Francës.
L’Equipe njofton se PSG do të shpallet kampione, ndërsa dihen edhe skuadrat që do ta përfaqësojnë Francën në garat evropiane.
PSG, Marseille dhe Rennes do të marrin pjesë në Ligën e Kampionëve.
Lajm shumë i mirë është ai për yllin e kombëtares së Kosovës, Arbër Zenelin, skuadra e të cilit (Reims) do të marrë pjesë në Ligën e Evropës.