Sulmuesi azilkërkues në hotelin e Glasgow, jetonte prej tre muajsh në një dhomë pa dritë

0
Gjigandi

Sulmuesi me thikë që u vra nga policia skoceze pasi plagosi gjashtë njerëz në një hotel në Glasgow, ishte një azilkërkues që jetonte prej tre muajsh në një dhomë pa dritë, thanë sot miqtë e tij.

Të njohurit thonin se sudanezi njihej vetëm me emrin Badradeen, dhe ankohej shpesh për kushtet e jetesës në Park Inn Hotel.
22 vjeçari Abdal Nasser, tha për mediat se ishte tronditur nga fakti që ‘i vetmuari’ kishte kryer sulmin. Një tjetër banor i quajtur Siraj, tha se kishte folur me Badradeen një natë para incidentit dhe kujtonte se sulmuesi kishte qenë i zemëruar pasi jetonte prej muajsh në një dhomë ku nuk kishte dritë dielli.
Sulmuesi u vra nga policia gjatë dhunës, pasi plagosi gjashtë njerëz, përfshi dhe oficerin 42 vjeçar të policisë David Whyte i cili është ende në spital.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu