Sulmet në banesat e futbollistëve

0
Gjigandi

var ad_container = document.getElementById(‘viimo_container’);
ad_container.id = “viimo_container” + Math.floor((Math.random() * 1000) + 1);
if (!window.viimo_inpage_setup)
{ window.viimo_inpage_setup = []; }
window.viimo_inpage_setup.push({ element_id: ad_container.id, format: ‘560×69’ });

Hugo Loris ka nisur të bëjë investime për sigurinë e tij dhe të familjes. Portieri i Kombëtares së Francës ka harxhuar plot 15 mijë paund për të blerë një qen roje. E gjitha kjo për arsyen që të ruajë shtëpinë dhe familjen tij kur ai është larg për shkak të impenjimit në ndeshjeve.

Sulmet në banesat e futbollistëve në Angli nuk kanë qenë të pakta, ndërsa edhe shoku i tij i skuadres te Tottenham, Jan Vertonghen, ka rënë pre e një ngjarje të tillë.

Me sa duket rasti i mbrojtësit belg e ka shtyrë portierin 33-vjeçar të mos kursehet e të shpenzojë një shumë të tillë për një qen që do i dhurojë atij siguri. Ndërkohë, kompania ku është blerë informon se të gjithë qentë që shiten prej tyre janë të stërvitur prej forcave të policisë dhe atyre të ushtrisë.

Mirëpo Loris nuk është i pari që ndërmerr një veprim të tillë, teksa yje të tjerë të Premier League si Raheem Sterling, Pogba apo edhe Vardy kanë bërë të njëjtën gjë më parë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu