Sula kërcënon me largimin nga grupi parlamentar i PD-së, nëse nuk dorëhiqet Basha

0
Sula kërcënon me largimin nga grupi parlamentar i PD-së, nëse nuk dorëhiqet Basha
Gjigandi

Deputeti i Partisë Demokratike,  Dashnor Sula në mbledhjen e sotme ka bërë me dijë në fjalën e tij se do të largohet nga grupi parlamentar nëse nuk do të ketë reflektim nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Sula në fjalën e tij ka thënë se shpreson që Basha në këtë mbledhje të ketë një formulë zgjidhjeje për situatën në të cilën ndodhet PD-ja.

Deputeti është shprehur se në bazë të vendimit që Basha do të marrë në këtë mbledhje do të jetë dhe vendimi i tij për të qëndruar ose jo më pjesë e grupit parlamentar të PD-së.

“Kryetar ndryshe nga mbledhja e parë kur ne folëm dhe ju na dëgjuat, madje mbajtët edhe shënime për ato që ne thamë sot unë shpresoj dhe besoj se ju keni ardhur me një formulë zgjidhjeje për këtë situatë.

Gjatë këtyre ditëve, ju keni marrë kohën që ju është dashur por edhe unë dhe kolegët e mi kemi menduar dhe ideuar forma dhe mënyra të ndryshme reagimi përballë gjendjes në të cilën ndodhen demokratët sot.

RonaTyra

Dua të kërkoj vëmendjen e kolegëve dhe sidomos tuajën z. Basha, pasi dua të bëj një sqarim për rrugëtimin tim në PD që nga koha kur ju nuk ishit jo vetëm drejtues por as deputet i kësaj partie

. E them që dua vëmendjen tuaj sepse në varësi të zgjidhjes dhe vendimeve që t’i do të marrësh në fund të kësaj mbledhjeje, mbase kjo mund të jetë edhe fjala ime e fundit në këtë grup. Ndonëse do të ishte gjëja e fundit që do të doja

!”, ka thënë Sula.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu