Suksesi në Ligën e Kampionëve vendos të ardhmen e Neymar te PSG

0
Gjigandi

E ardhmja e Neymar te PSG, do të përcaktohet nga ecuria që klubi do ta ketë në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Ylli brazilian ka thënë se dëshirontë bëjë histori me PSG dhe se objektivi i tij kryesor është të fitojë Ligën e Kampionëve, pasi edhe këtë vit fitoi kampionatin në Ligue 1.

Drejtuesit e klubit francez e kanë objektiv kupën me veshë të mëdhenj, pas përforcimeve të bëra këtë sezon dhe triumfi ose dështimi në këtë garë do ta shkruajnë edhe të ardhmen e Neymarit.

Neymar (Foto: UEFA – Handout/UEFA via Getty Images)

RonaTyra

Në Francë janë të sigurt se Neymar të cilit i përfundon kontrata në verën e vitit 2022, mund të mbetet te PSG vetëm nëse fiton në Ligën e Kampionëve këtë vit.

Flitet madje edhe për një zgjatje të mundshme të kontratës, por dështimi për të fituar ‘Championsin’ e shtyn drejt largimit brazilianin.

Nëse nuk arrihen objektivat, klubi do të fillojë një revolucion duke bërë ndryshime më të mëdha në skuadër.

Neymar duke festuar një gol me PSG-në

PSG aktualisht të gjithë fokusin e ka në fazën “Final 8” që do të zhvillohet në gusht në Lisbonë, ndërsa është edhe në garë për dy trofe të Kupës. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu