Zlatan Ibrahimoviç mund të jetë në dispozicion të trajnerit Piolit për ndeshjen e 28 qershorit përballë Romës.
Në dy ditët e ardhshme veterani do të kryejë një kontroll të ri për të përcaktuar procesin e rikuperimit të tij pasi pësoi dëmtim në stërvitje në 25 maj.
Suedezi dëshiron të luajë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe raportet nga Tuttomercatoweb pretendon se ai shpreson të jetë në skuadër kundër Lecce në 22 qershor.
Raporti këmbëngul se mjekët e Milanit vështirë se do të japin ‘okej-in’ për atë datë dhe një kthim kundër Romës në 28 qershor duket më i mundshëm.
Sidoqoftë, lajmi i mirë për Stefano Pioli dhe tifozët e kuqezinjve, është se superylli i ka siguruar ata që është i etur për t’u rikthyer në veprim.