Te Tirana po punojnë drejt titullit kampion

0
Gjigandi

Te Tirana janë shumë pranë titullit. Gjithsesi, skuadra me trofeun në xhep do të mendojë për të ardhmen. Ka tetë lojtarë mbi 30 vjeç dhe 13 të tjerë pa kontratë. Burime pranë klubit bëjnë me dije se disa nga lojtarët e këtij sezoni do të largohen. Akoma nuk ka një listë përfundimtare, por pas titullit, gjasat janë që presidenti Refik Halili të ulet së bashku me trajnerin Emanuel Egbo dhe të diskutojnë për skuadrën e re.

Do të jetë trajneri dhe stafi teknik që do të piketojnë lojtarët për sezonin e ri si në dalje dhe hyrje. Një veprim i zakonshëm te bardheblutë, që me titullin pritet të afrojnë të rinj, por të largojnë të paktën pesë lojtarë nga ekipi aktual. Me vendimin që kampionati do të luhet në qershor dhe korrik, bardheblutë i gjen kjo situatë me më shumë se gjysmën e skuadrës pa marrëveshje. Më saktë janë më shumë se dhjetë lojtarë që nuk kanë marrëveshje.

Në skuadër janë disa senatorë që nuk kanë një kontratë për sezonin e ri. Duke filluar nga Tefik Osmani, Kristi Vangjeli, Erando Karabeci, Agustin Torasa, Uinful Kobina, Edon Hasani, Majkëll Ngo, Idriz Batha, e deri tek Erjon Hoxhallari e Albi Doka janë të gjithë në pikëpyetje për sezonin e ri.

Mësohet se disa prej lojtarëve me shumë gjasa ose nuk do t’u ofrohet marrëveshje e re, ose do të jenë vetë futbollistët që nuk do të pranojnë firmosjen. Plani i Tiranës është të mbajë disa nga titullarët e këtij sezoni, ndërsa pjesa tjetër e ekipit është në pikëpyetje për sezonin e ri. Argjentinasi Torasa dhe Batha kanë opsion rinovimin, ashtu si edhe me Ngonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu