Stuhia në Teksas i merr jetën gazetarit dhe operatorit shqiptaro-amerikan – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

E pabesueshme por fatkeqësisht e vërtetë, ndahet nga jeta tragjikisht gazetari dhe operatori i Action News Jax dhe News 4 Jax Mark Dukaj, që shiptarët e Floridës e njihnin, e që banonte në Ponte Vedra.
Kush ishte gazetari dhe foto operatori Mark Dukaj ?

Ka lindur në Niçk të Kelmendit në Malësinë e Madhe dhe është rritur si të gjithë malësorët me ndjenjat atdhetare dhe me krenarinë e të qenurit shqiptar. Duke parë vetveten si i mbyllur në kafaz nga diktatura komuniste arratiset nga Shqipëria drejt ish Jugosllavisë ende në kohën e diktaturës komuniste para viteve 1990. Pas një kalvari në Beograd emigron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jetën e tij në Amerikë e ka ndarë midis Dallas, Texas dhe Jacksonville, Florida. Me dëshirën e madhe për kamerën dhe ëndrrën për televizionin, ai jep një kontribut të madh në këtë fushë. Në Texas merr pjesë në disa seri, në një film serial televiziv amerikan, si dhe xhiron mjaft kronika në vende të ndryshme të këtij shteti të madh. Pas disa vitesh qendrimi në Texas vjen në Jacksonville, Florida. Nga 2002 deri në 2005 punon në kanalin televiziv lokal WJXT4 The Local Station /News4 JAX si operator dhe Photo Journalist ndërsa nga 2004 deri në 2006 punon në Action News, WAWS FOX 30/ WTEV CBS 47. Nga 2004 deri në 2011 punon në Cypress Recording në Jacksonville Beach Florida.
Mark Dukaj ishte nder të paret që hapi kanalin televiziv shqip në iptv “Kelmen TV” të pagezuar me emrin e krahinës nga vinte emer me të cilin pagëzoi edhe djalin e tij të vetëm. Përveç kanalit televiziv ai dha një kontribut edhe në fushën e Medias Online këtu në Florida duke kontribuar se bashku me miqte e tij z. Pjerin Logoreci dhe poetin, shkrimtarin Lek Gjoka në hapjen e radios Online Alba Waves radio dhe të gazetës kulturore Online Gazeta Vatra Online.Gjithashtu Mark Dukaj dha një ndihmesë të madhe për komunitetin shqiptar ketu në Jacksonville Florida duke përkthyer për qindra shqiptarë nëpër zyra të ndryshme shtetërore dhe spitale. Ai ishte një ndër kontribuesit kryesor në themelimin e degës së Shoqatës Pan Shqiptare Vatra në Jacksonville Florida si dhe te Shoqatës Albanian American Society of Florida.
Mark Dukaj ka bërë qindra intervista si për persoalitet shqiptare të Amerikës por edhe për personalitet të ndryshmë amerikane si kur punonte për dy kanalet kryesore televizive në Jacksonville ashtu edhe me vonë.
Ikja e parakohshme e Mark Dukes është një humbje e madhe për familjen e tij si dhe do të jete një boshllëk i madh për komunitetin shqiptar dhe amerikan në Jacksonville Florida e në veçanti për ne miqte e tij.
Aq shumë ishte i dashuruar pas kameras saqë edhe momentet e fundit të jetes i transmeton direkt nga stuhia tropikale Imelda në Texas në Facebookun e tij personal.
Shumë njerëz janë të pranishëm këto ditë zije pranë familjes së Markut, ndër ta edhe miqtë e tij amerikane edhe kanali televiziv Action News, WAWS FOX 30/ WTEV CBS 47, ku gazetarja Alicia Tarancon ish kolege pune shkroi një shkrim dhe bëri një kronike televizive duke i kërkuar komunitetit në Jacksonville që të kontribojnë financiarisht për familjen Dukaj.
Marrë nga Illyriapress

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu