Studimi/ Popullsia e botës do të bjerë pas 44 vjetësh

0
Gjigandi

Popullsia e botës do të arrijë kulmin pas 44 vjetësh duke mbërritur në gati 9.7 miliardë e më pas do të nisë të zvogëlohet përsëri. Shkencëtarët hartues të këtij studimi pretendojnë madje se Nigeria do të ketë më shumë njerëz se Kina.

Pas vitit 2064, numri i përgjithshëm i popullatës do të fillojë rënien dhe kjo do të vijë si pasojë e uljes së lindshmërisë, thonë hulumetuesit, të cilët parashikojnë që në vitin 2100, popullsia të ketë rënie sërish duke u stabilizuar në nivelin e 8.8 miliardë banorëve.
Numri i njerëzve nëpër botë do të rritet në mënyrë të qendrueshme vetëm nëse gratë do të kenë mesatarisht 2,1 fëmijë secila, por në të ardhmen sipas ekspertëve, kjo mund të mos arrihet sepse arsimimi më i mirë dhe metodat kontraceptive do të bëjnë që një numër më i madh femrash të punojnë në vend që të jenë shtëpiake.
Shumë vende kanë që tani nivele më të ulëta lindshmërie nga sa nevojitet të për të ruajtur përmasat e popullsisë, duke përshirë këtu pjesën më të madhe të Europës, Rusisë, Kanadasë dhe ShBA, Brazilit, Kinës dhe Australisë. Në dekadat e ardhshme, qytetarët e moshuar në këto vende do të fillojnë të vdesin me një ritëm më të shpejtë sesa ai zëvendësues, dhe pas një piku, popullsitë do të zvogëlohen.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu