Surprizon moti, ja në cilat zona priten reshje

0
Gjigandi

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët por që nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara, kryesisht në zonat lindore.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 14ºC në 27ºC, në zonat e ulëta nga 20ºC në 33ºC dhe në zonat bregdetare nga 22°C në 34ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veripërëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët, por që në fragmente të shkurtra kohore do të zëvendësohet nga reshjet. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 13ºC deri në 30ºC dhe në zonat e ulëta nga 18ºC në 32ºC.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu