Studim: Trajtimi me proteina ul numrin e të infektuarve që kanë nevojë për kujdes intensiv

0
Gjigandi

Rezultatet preliminare të një testimi klinik tregojnë se një trajtim i ri për sëmundjen Covid-19 e zvogëlon në masë të madhe numrin e pacientëve që kanë nevojë për kujdes intensiv, sipas një kompanie britanike që e realizoi atë.

Në trajtimin e kompanisë “Synairgen” me bazë në Southampton përdoret një proteinë e quajtur interferon beta, të cilën organizmi i prodhon kur preket nga një infeksion.

Proteina vendoset drejtpërdrejt në mushkëritë e pacientëve me koronavirus përmes spërkatësit me shpresën se ato do të nxisin reagimin e sistemit imunitar, shkruan “BBC”.

Interferon beta është pjesë e vijës së parë të mbrojtjes së organizmit ndaj infeksioneve. Duket se koronavirusi e sulmon këtë proteinë si pjesë e “strategjisë” së tij për ta mposhtur sistemin imunitar.

Ideja është që doza e drejtpërdrejtë me këtë proteinë në mushkëri do të nxisë një përgjigje më të fuqishme të sistemit imunitar, madje edhe te pacientët që u është dobësuar ky sistem.

RonaTyra

Sipas të gjeturave fillestare, trajtimi e zvogëlon për 79 për qind mundësinë që një pacient me koronavirus të futet në gjendje të rëndë apo të ketë nevojë për ventilim.

Pas marrjes së këtij trajtimi, pacientët kishin dy deri në tri herë më shumë gjasa që të shërohen deri në atë masë, saqë aktivitetet e tyre ditore nuk ndikoheshin nga sëmundja.

Për më tepër, ky trajtim raportohet se e ka shkurtuar kohën e qëndrimit të pacientëve në spital nga mesatarisht nëntë ditë në gjashtë ditë. Trajtimi ka ndikuar edhe në zgjidhjen e problemit me frymëmarrje.

Në këtë hulumtim u përfshinë 101 vullnetarë që ishin duke u trajtuar në nëntë spitale britanike. Gjysma e pjesëmarrëvesve e morën këtë trajtim, ndërsa gjysma tjetër e përdori një substancë joaktive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu