Disa studentë dhe qytetarë janë ulur në shesh ku dhe po protestojnë për uljen e çmimeve.
Njëri prej studentëve është shprehur se përgjigja e qeverisë dhe Ministrisë ndaj kërkesave të studentëve ka qenë arrogante.
Ai thotë se e vetmja armë që kanë në dorë është zëri i tyre, ndërsa shton se nëse nuk plotësohen kërkesat, protestat do të vazhdojnë.
Studenti: Përgjigja e Ministrisë dhe e qeverisë ka qenë arrogante, nuk i ka marrë parasysh kërkesat e studentëve. Arma e fortë e jona është zëri që kemi. Nëse zëri jonë nuk dëgjohet ne do vazhdojmë. Shpresojmë që edhe studentët të kenë një ringritje si në 2018. Niveli i arsimit ka rënë në nivele të frikshme sepse e kanë të pamundur që të mirë arsimohen.
Një student nuk mund të mbijetoj me 130 euro, ka shpenzime. Studentët që vijnë nga rrethet, kanë për të paguar, librat qiranë, ushqimet, transporti.