Studentët dhe pedagogët e FSHN nisin marshimin në mbrojtje të Kopshtit Botanik – lajmi fundit – lajmi i fundit

0
Gjigandi

Studentë dhe pedagogë e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, kanë nisur marshimin në formë proteste, në mbrojtje të Kopshtit Botanik. Në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit Administrativ, ata kanë nisur prej orës 11:00 një marshim protestë nga universiteti dhe pritet të përfundojë në ambientet përpara Gjykatës së Apelit. Në këtë gjykatë po shqyrtohet çështja e pronësisë së Kopshtit, e cila i ka kaluar Bashkisë së Tiranës. Në një prononcim për BallkanWeb, Pedagogia Mimoza Hafizi shprehet se kjo është një grabitje e pastër dhe zhbërje e një kontributi të gjatë. “Jemi bashkë dhe protestojmë ndaj kësaj grabitje të universitetit publik. Kjo është një grabitje e pastër. Profesor Petriti është një nga kontributorët kryesor për krijimin e këtij aseti. Është një zhbërje e një kontributi të gjatë dhe një grabitje e pastër”, deklaroi Hafizi. Ndërkohë Profesor Doktor Petrit Hoda, drejtues i Kopshtit Botanik tha se bëhet fjalë për një kontribut 50-vjeçar të qindra e mijëra botanistëve, zoologëve, studentëve. Ai thekson se ndërhyrja do prishë shumë ekuilibra në kopshtin botanik, pasi të gjitha insinuatat që bëhen nuk janë korrekte. “Kjo pronë i është dhënë pa argumente bashkisë. Ne kemi argumente tonat që kanë të bëjnë me kontributin 50-vjeçar të klasës botanike, zoologë, studentë jo vetëm nga universiteti ynë. Ne shkurre bëjmë, nuk bëjmë raketa kozmike. Është ndërhyrë në kopsht por kopshti nuk është kompensuar me asnjë qindarkë. Ndërhyrja do prishë shumë ekuilibra në kopshtin botanik. Gjendja e kopshtit është shumë e mirë dhe të gjitha insinuatat që bëhen nuk janë korrekte, nuk janë dashamirëse”, tha profesor Hoda. Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu