Sportistët elitarë dhe Shpresat Olimpike 2020 filluan trajnimet

0
Gjigandi

Është mbajtur sot seanca e parë e seminarit ndërkombëtar për shkathtësi (fleksibilitet) mentale, të cilin po e vijojnë rreth 40 sportistë elitarë, Shpresa Olimpike 2020, si dhe sportistë të kategorizuar.

Seminari i organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, po udhëhiqet nga Graziella Thake, themeluese e organizatës Optimization HUB nga Australia, si dhe bashkëpunëtorët e saj, trajnerë me licencë ndërkombëtare, Elda Gjoka, Mel Roche (pjesëmarrëse e katërfishtë në Lojërat Olimpike) dhe Paul Hutch.

Trajnimet po i monitoron edhe presidenti i KOK-ut, Besim Hasani.

Qëllimi i këtij seminari, që dje ishte më shumë informues, ndërsa sot u zhvillua përmes diskutimeve, është që sportistët të marrin informata të nevojshme për shkathtësi mentale, pas kalimit të pandemisë Covid-19, shkaku i së cilës prej më shumë se dy muajsh janë ndalur të gjitha aktivitetet sportive.

Trajnimet që po mbahen ‘online’ përmes platformës ‘Zoom”, do të zgjasin katër javë, ndërsa po zhvillohen ndarazi në dy grupe.

RonaTyra

Grupin e parë po e vijojnë sportistët elitarë: Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka, Akil Gjakova (xhudo), Egzon e Edon Shala (mundje), Albin Tahiri, Arbi Pupovci, Fiona Rrusta (skitari), Donjeta Sadiku (boks), Herolind Nishevci, Elhami Shabani, Fortesa Orana (karate), Musa Hajdari, Astrit Kryeziu, Vijona Kryeziu (atletikë), Dasar Xhambazi, Fjorda Shabani (not), Atdhe Luzhnica (shigjetari) dhe Drilon Ibrahimi, Urata Rama (shenjëtari).

Në grupin e dytë janë Shpresat Olimpike 2020: Laura Fazliu, Flaka Loxha, Fatjona Kasapi, Erza Muminoviq (xhudo), Albulena Gërvalla, Melos Gashi, Betim Maliqi (karate), Muhamet Rama, Alaudin Suma, Albina Deliu (atletikë), Arti Krasniqi, Eda Zeqiri (not), Patriot Behrami, Shpëtim Bajoku, Besart Pireva (boks), Edi Dvorani (shigjetari), Fatih Karabaxhaku (pingpong), Drin Kokaj (skitari), Don Berisha, Tringa Krasniqi (taekwondo).

Trajnimi i radhës mbahet të premten e ardhshme me fillim në ora 08:00.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu