Pushuesit dhe turistët, që zgjedhin Pogradecin për të kaluar pushimet, do të kenë një mundësi më shumë për turizëm.
Në ujërat e liqenit këta të rinj japin alternativa për sportet ujore, duke i hapur rrugë zhvillimit të turizmit të aventurës në një destinacion të ri turistik. Aventura me kanoe, Kajak apo stand up puddle është ndër mënyrat më të mira dhe më sportive për të zbuluar liqenin e Ohrit dhe bukuritë e tij.
“Kur erdha fillimisht në Shqipëri shkova në liqen dhe ketu vura re se nuk kishte shume sporte ujore dhe më herët kam mësuar si të bëj serf apo sporte të tjera ndaj mendova që është një resurs i pashfrytëzuar dhe biseduam me disa nga djemtë këtu për të bërë diçka të tillë. Mënyra me e mirë për të bërë pushimet është përmes sporteve të aventurës”.
Vera ka nisur dhe ndryshe nga vitet e tjera Pogradeci po ofron më shumë variacion dhe aktivitete për pushuesit duke synuar që të tërheqë të gjitha grupmoshat. Nga Lini në Tushemisht vija liqenore ofron atraksione të shumta dhe një peisazh mes liqenit dhe maleve. Sportet ujore në vendin tonë zhvillohen kryesisht për pasion ndërsa përfshirja e tyre në shëtitjet turistike jo vetëm krijon mundesinë për tu angazhuar në sport por edhe i japin gjallëri qytetit e pasurojnë ofertat turistike.
Burimi: top-channel.tv