Interi ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Parma, për të mbetur edhe më tutje me shpresë në titull, ani pse diferenca me vendin e parë është tetë pikë.
Zikaltërit përmbysën epërsinë e Parmës në vetëm tre minuta lojë.
Fillimisht në minutën e 84′, de Vrij baraspeshoi gjithçka, ndërsa në të 87-ën, Bastoni shënoi për 1-2 dhe fitoren e madhe të neroaxurëve në drejtim të objektivave të këtij edicioni.
Me këtë triumf, kampioni i 18-fishtë italian shkon në kuotën e 61 pikëve dhe renditet i treti pas Juventusit e Lazios, ndërsa Parma është në vendin e tetë me 39 pikë të arkëtuara, ku edhe frymon lirshëm, pasi luan pa presion.
Është larg rrezikut për rënie nga elita, ndërsa Europa Liga duket të jetë kafshatë e madhe për ta.