SPAK i kërkon GJKKO-së 3.4 vjet burg për ish-kryebashkiakun socialist. Si nisi hetimi ndaj njeriu…

0
SPAK i kërkon GJKKO-së 3.4 vjet burg për ish-kryebashkiakun socialist. Si nisi hetimi ndaj njeriu…
Gjigandi

Fatos Tushe bashkë me të bashkakuzuarit e tjerë të Bashkisë së Lushnjës kanë dëgjuar ditën e djeshme verdiktin e Prokurorisë për masat e dënimit që duhet të japë gjykata ndaj tyre.

Kështu, dy ish-zyrtarët e lartë të Bashkisë së Lushnjës duhet të shpallen fajtorë nga Gjykata e Posaçme dhe ata jo vetëm duhet të mbahen në burg, por edhe t’u hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për pesë vite.

Kjo ishte kërkesa e SPAK gjatë shpalljes së pretencës që i kërkoi Gjykatës dënimin me 3.4 vjet burg të Fatos Tushes, ish-kryebashkiakut të Lushnjës që u hetua dhe përfundoi në paraburgim për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Për nënkryetarin e së njëjtës Bashki, Gentian Nushin, SPAK kërkoi dënimin e tij me 2 vjet e 8 muaj heqje lirie. Të gjykuar së bashku me 18 të tjerë, punonjës, juristë, drejtorë të ndërmarrjes së pasurive publike në këtë qytet, ishkryetari dhe nënkryetari do të përfitojnë, ashtu edhe vartësit e tyre, zbritjen e një të tretës së dënimit, mbasi ndaj tyre u pranua gjykimi i shkurtuar.

Hetimet e SPAK zbuluan abuzime me tenderin prej 24 milionë lekësh për rehabilitimin e një kanali vaditës në Bishqem të Lushnjës dhe mbas hetimeve, dyshohet se ish-kryebashkiaku i Lushnjës ka kryer shkelje për dhënien e tenderit në favor të miqve të tij.

RonaTyra

Për Flamur Peqinin, prokuroria kërkoi 3.4 vite burg, Ibrahim Lamin 1.6 vite, Gazmend Çelën 1.8 vite, Gentian Nushin 2.8 vite, Leonard Sefën 1.8 vite, Blerta Turkun 1.8 vite, Xhemal Haskon 1.8, Andri Musho 1.4 vite, Margarita Gjermenin 1.8 vite, Bektash Nexhën 1.4 vite, Ani Simonin 1.4 vite, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar, sipas SPAK, dënimi duhet të zbresë në shërbim prove për tri vite.

HETIMI DHE ARRESTIMI

Prokuroria e Posaçme e akuzoi kryebashkiakun Tushe, 8 vartës të tij dhe dy biznesmenë për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me një tender të Bashkisë së Lushnjës. Kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, përfundoi në pranga, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, lidhur me një tender të bashkisë së drejtuar prej tij.

Prokuroria e Posaçme asokohe urdhëroi edhe arrestimin e 4 vartësve të Tushës dhe dy biznesmenëve, ndërkohë që katër zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Lushnjës u lanë në masën e “Arrestit në shtëpi” nga gjykata.

SPAK i nisi hetimet që në vitin 2020, nisur nga një referim i Policisë Gjyqësore për veprat penale të “Korrupsionit pasiv”, “Shkeljes së barazisë në tenderë”, “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.

“Në funksion të hetimeve të këtij procedimi penal, janë përdorur mjete dhe metoda speciale hetimi të alternuara këto me metodat tradicionale të hetimit”

, u tha në momentin e arrestimin në një deklaratë të SPAK.

Tushe, një ish-deputet i Partisë Socialiste, e drejtoi Bashkinë e Lushnjës prej vitit 2011. Në 31 dhjetor 2019, Tushe mbeti i plagosur pas një granate të hedhur në zyrën e tij nga një ish-shofer i bashkisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu