Sociologu: Vetëflijimi i nënë e bijë të shërbejë si sinjal për institucionet, të vëzhgohen sektet fetare

0
Gjigandi

Dyshimi se nënë e bijë të cilat u gjetën pajetë dy ditë më parë në banesën e tyre në Kombnat, u vetëflijuan për shkak të besimit tek ringjallja ka tronditur shoqërinë shqiptare.

Sociologu Gëzim Tushi për Ora News thotë se besimi fetar është shumë i rëndësishëm për shoqërinë njerëzore, por duhet të ketë një kontroll të rreptë nga ana e institucioneve rregullatore.

Rasti i vetëflijimit të nënë e bijë, Tushi shprehet se duhet të shërbejë si sinjal për të Komitetin Shtetëror të Kulteve që të bëjnë një monitorim të mënyrës së funksionimit dhe të doktrinave që mësojnë sektet fetare në Shqipëri.

Tushi: Institucionet fetare janë të rëndësishme në aspektin moral, krahas familjes. Sociologët i konsiderojnë ato si elementë të dobishëm, kur ato punojnë në koherencë me doktrinat e tyre dhe me parimet humane të shoqërisë njerëzore ndikojnë në përmirësimin shpirtëror të njeriut. Jetojmë në një epokë moderne ku etja për para e ka konsumuar njeriun. Ndaj feja është një lloj ideologjie që ka ndikime pozitive në jetën shpirtërore. 

Por kjo nuk do të thotë që ato duhet të dalin nga funksioni i tyre. Nëse parimet e tyre ndikojnë negativisht në jetën e njeriut kjo do të thotë që gjërat duhet të investigohen me shumë kujdes. Jemi në shekullin e 21 dhe do të ishte e papranueshme të ekzistonin sekte apo forma të caktuara të besimit fetar që do të kishin karakter mesjetar që do të ndikonin në jetën e njeriut drejt vetëflijimit pasi besojnë në ringjalljen. Njeriu ka të drejtë dhe është i lirë të besojë. Por si shoqëri dhe si shtet kemi detyrim që t’i mbrojmë njerëzit tanë në momente të tilla. Vetëvrasja është më keq se krimi, kjo është e papranueshme dhe nga feja. Ka nga ata që kanë rënë në depresion, janë zhytur në borxhe dhe kanë gjetur shpëtim të halleve të tyre. 

RonaTyra

Por që ne të lejojmë shkaqe të tjera që nuk kanë një bazë materiale, inekzistente duke krijuar hipoteza krejtësisht ireale kjo do të thotë që duhet ndërhyrë. Komiteti shtetëror i kulteve që ka përgjegjësi institucionale për të vëzhguar institucionet fetare në Shqipëri, duhet të shohin bazën doktrinale të tyre, qëllimet e tyre apo si veprojnë. Indiferenca apo përkëdhelja e institucioneve fetare inekstresmis dhe kalojmë nga një radikalizëm ateist në një liberalizëm inekstremis që duhet të pranojmë çdo lloj doktrine. Sinjali i Kombinatit duhet të vlejë, përveç humbjes së jetëve të nënë e bijë, është një sinjal që Komiteti Shtetëror i Kulteve duhet shohë mirë, nuk duhet të mbyllë sytë përpara këtyre ngjarjeve shqiptare pasi në të kundërt do t’i sjellë dëme të mëtejshme shoqërisë shqiptare. Kujdesi në këtë rast nuk është kurrë i tepërt. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu