Ballafaqimi mes dy skuadrave të rrezikuara në ligën e dytë spanjolle në futboll, Malaga dhe Albacete, përfundoi pa gola (0:0).
Futbollisti shqiptar Keidi Bare ka luajtur standard por ka qenë i pafat. Ai është ndëshkuar me karton të kuq pas dy të verdhëve në minutën e 72-të.
Përjashtimi i tij ia vështirëson punën shumë Malagës, megjithatë ia doli që ta ndal një pikë në konak të vetin.
Sulmuesi shqiptar Armando Sadiku, po ashtu luajti i plot për Malagën. Sadiku u ndëshkua me kartën të verdhë në minutën e 60-të.
Pas javës së 38-të, Malaga është në vend të 16-të me 46 pikë, ka një më shumë se Albacete që është një pozitë më poshtë.