Skuadra me renome e futbollit Liria nga Prizreni kujton futbollistin Përparim Thaçi, që u vra nga regjimi kriminal serb.
Thaçi ka qenë prej futbollistëve më të mirë në vitet e 90-ta dhe sot emrin e tij e mbanë stadiumi në Prizren.
“Në 22 vjetorin e rënies. Liria përkujton Përparim Thaçin.
Të mërkurën KF Liria, prirë nga kryetari Qemal Krasniqi, bëri homazhe te varri i dëshmorit ‘Përparim Thaçi’.
Ai, ra heroikisht me 27 maj 1998 në një pritë mes fshatrave Bellacërkë e Xërxe bashkë me dy bashkë luftëtarë, derisa kryenin detyrat e pjesëtarit të UCK-së, me bazë në Drenoc.
Veprën e tij, pos drejtuesve të Lirisë e futbollistëve, e nderuan me homazhe edhe përfaqësuesit e Arpagjikëve”, thuhet nga KF Liria.