Skenar i çmendur: Reali do yllin e Premier Leagues!

0
Gjigandi

Real Madridi po mendon një skenar të çmendur. Klubi madrilen kërkon të afrojë në merkaton e verës mesfushorin francez N’Golo Kante. Ky i fundit mund të largohet nga Chelsea në verë dhe Reali është një opsion i mirë.

Një dëshirë e tillë e Zinedine Zidane duket pak e çuditshme, pasi ka një repart të kompletuar. Kroos, Valverde dhe Casemiro janë titullar, ndërsa Modric pritet të largohet në verë.

Kampioni i botës mund të kalojë në Spanjë, pasi dëshira e tij e madhe është që të luajë për madrilenët. Trajneri Frank Lampard dhe Chelsea mund të pranojnë ikjen e tij kundrejt një ofertë të mirë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu