Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur kërkesës së SPAK për dorëzimin e aktpadisë fillestare të drejtësisë amerikane.
Kjo aktpadi lidhet me hetimet që nisi prokuroria e posaçme pas skandalit të ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal dhe zbulimit të lidhjes së tij me qeverinë shqiptare.
Bardhi ka dërguar materialet e kërkuara, teksa në letër ai shprehet se ka besim që SPAK të kryejë një hetim të plotë lidhur me këtë çështje.