Skandal me fotot dhe videot private në Instagram e Facebook – Lajmi i Fundit – Lajme

0
28

Fotografitë dhe videot e postuara në llogari private të Instagram-it dhe Facebook- ut nuk janë vërtet aq private sa mund të duken, përkundrazi janë tejmase të aksesueshme dhe të thjeshta për t’u shkarkuar dhe më pas publikuar nga miqtë dhe followers-at. E gjitha kjo përmes një procedure fare pak minutëshe! Skemës në fjalë, e cila funksionon edhe me Story-t e Instagram-it i nevojitet vetëm një browser dhe HTML. Fill pas kësaj,e  gjitha realizohet falë vetëm disa klikimeve. Një përdorues mjafton thjesht dhe vetëm të inspektojë imazhet dhe videot e ngarkuara në faqe dhe më pas të marrë prej aty URL-në e burimit. Kjo URL tanimë puiblike, mund të ndahet me njerëz, të cilët nuk janë të loguar në Instagram ose nuk e ndjekin llogarinë private. Falë disa eksperimenteve të bëra nga BuzzFeed’s Tech + News Working Group, JPEGs dhe MP4s, u vu re se të dhënat private në të vërtetë ishin lehtësisht të cënueshme. E thënë shkurt, ndonëse një llogari private ndalon qasjen e personave të palejuar për të qenë pjesë e saj, rregulli në dukje strikt është tepër i thjeshtë për t’u thyer. E njëta gjë vlen edhe për imazhe ose video në Instagram, që pas 24 orëbe janë fshirë. Duket se URL-ja e tyre është e vlefshme edhe për së paku dy ditë në vazhdim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu