Skafi goditi për vdekje 7-vjeçaren, policia jep detajet

0
199
Gjigandi

Një ngjarje e rëndë u shënua sot në Himarë, pasi skafi ka goditur për vdekje një fëmijë të mitur.

Dyshohet se shtetasi me iniciale A.T., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 7 vjeç.

Mësohet se i mitura ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 7 vjeç, i cila për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu