Përplasi për vdekje fëmijën me skaf, drejtuesi i mjetit rezulton ish-shef i komisariatit të Himarës

0
Gjigandi

Një ngjarje e rëndë u shënua sot në Himarë, pasi skafi ka goditur për vdekje një fëmijë të mitur.

Burime për median bëjnë me dije se shoferi i skafit rezulton të jetë ish-punonjës policie, ku dëshmitarë të çastit kanë treguar se në momentin e ndalimit të autorit oficerët nuk kanë mbajtur asnjë procesverbal për ngjarjen.

Arjan Tase, ish-shefi i komisariatit të Himarës është shoqëruar pa pranga nga policia aty ku pritet që të japë dëshminë e tij për ngjarjen e rëndë. Për këtë person ka pasur edhe më herët ankesa nga pushues pasi lëvizte shumë pranë bregut të detit./bw

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu