Rrahu babain dhe më pas i dogji traktorin dhe stallën e bagëtive, prangoset 33-vjeçari

0
Gjigandi

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Bulqizës pasi akuzohet për dhunë dhe zjarrëvënie të qëllimshme.

U mësua se i riu, ka dhunuar babain e tij dhe më pas i ka djegur këtij të fundit një mjet bujqësor traktor dhe stallën e bagëtive.

Njoftimi i policisë:

Ushtroi dhunë fizike ndaj babait të tij dhe më pas i dogji me zjarr stallën e bagëtive dhe një mjet pune traktor, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë,  arrestuan në flagrancë shtetasin  N. L., 33 vjeç, banues në Gjoricë, Bulqizë. Ky shtetas, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij 65- vjeçar, dhe më pas i ka djegur me zjarr stallën e bagëtive dhe një mjet pune traktor.

RonaTyra

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Dhunë në familje”, “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu