Meghan Markle i dërgon një letër Charles III, ja çfarë kërkon dukesha nga Mbreti i ri

0
Gjigandi

Meghan Markle po përpiqet të qetësojë situatën, pasi thuhet se Dukesha i ka kërkuar Mbretit Charles III një takim përpara kthimit të saj në Kaliforni. Një ekspert bëri zbulime të bujshme në lidhje me këtë diskutim mbi çështjet thelbësore mbretërore.

Komentatori Neil Sean në kanalin e tij në ‘YouTube’ pohoi se Meghan shpreson të ketë një takim me monarkun 73-vjeçar. “Me sa duket, ajo tani do të donte, përpara kthimit të tyre në Kaliforni, të kishte një takim ‘kokë më kokë’ me Mbretin Charles III”,- tha eksperti.

Sipas burimit, kjo kërkesë është bërë me një letër zyrtare. “Në thelb, sipas kësaj letre, ajo mendon se do të ishte një mundësi për të qetësuar situatën, për të ndarë të drejtat nga gabimet dhe për të shpjeguar disa nga arsyetimet pas asaj që ata kanë bërë gjatë dy viteve të fundit”,- tha Neil.

“Sinqerisht, ne nuk e kemi idenë nëse kjo do të realizohet, por unë mendoj se është një lëvizje shumë e guximshme për Meghan”,- shprehet komentuesi Sean.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu