Situatë shokuese për Boris Becker, i kalon ditët në burg mes minjve dhe dhunës

0
Situatë shokuese për Boris Becker, i kalon ditët në burg mes minjve dhe dhunës
Gjigandi

Një burg makthi, i dhunshëm dhe i mbipopulluar, plot me minj, ku abuzimi me drogën dhe problemet e shëndetit mendor janë rend dite. Kështu e përshkruajnë mediat britanike burgun “Wandsworth” në Londër, ku ndodhet prej tri ditësh edhe ish-kampioni i “Wimbledon”, Boris Becker.

Burgu i “Wandsworth, – shkruan “Daily Mail” – është një ndërtesë 170-vjeçare viktoriane, e mbipopulluar (me mbi 1300 të burgosur) dhe e infektuar me minj. Sipas raportit të hartuar nga kryeinspektori i burgjeve britanike, Charlie Taylor, bëhet fjalë për një nga burgjet më të dhunshme në Mbretërinë e Bashkuar.

Aty, stafi do të ishte detyruar të ndërhynte me forcë 1295 herë në periudhën në shqyrtim, pothuajse katër herë në ditë. I dënuar me dy vite e gjysmë burgim nga gjykata për shkelje tatimore, Becker, 54 vjeç, u transportua të premten në burgun e Londrës, i cili për ironi është më pak se 5 km nga klubi prestigjioz “Old England”, ku “Bum Bum” ka triumfuar tri herë në karrierën e tij.

Sipas burimeve të burgut, të cituara nga tabloidi britanik, megjithatë, Becker mund të kalojë vetëm dy javë në “Wandsworth” (kategoria B), më pas do të duhet të transferohet në një burg tjetër, kategoria C, ose e sigurisë më të ulët, pasi ai nuk konsiderohet një i burgosur i rrezikshëm.

Ish-kampioni i madh gjerman ndodhet në burg për veprën e falimentimit me mashtrim. “Pavarësisht dënimit me dy vite e gjysmë burgim, ka shumë gjasa, – saktëson “Daliy Mail”, – që Becker të lirohet pas 10 muajsh, duke e vuajtur pjesën tjetër të dënimit me një byzylyk elektronik.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu