Situatë e rënduar në dy spitalet COVID, 126 të shtruar, 12 pacientë të intubuar

0
Gjigandi

Teksa numri i të prekurve nga koronavirusi vijon të jetë i lartë, edhe rastet e shtrimeve në spitale rriten dita-ditës.

Mësohet se aktualisht në dy spitalet tona COVID janë të shtruar 126 pacientë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 22 persona ndodhen të shtruar në terapi intensive dhe 12 pacientë janë të intubuar.

“Vijon të ketë rritje të të shtruarve në spital, megjithë të shëruarit që kanë lënë dy spitalet COVID në 24 orët e fundit. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 126 pacientë, 22 janë në terapi intensive dhe 12 pacientë janë të intubuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 477 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 108 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 49 raste në Tiranë, nga 11 raste në Durrës, Kavajë, 9 në Fier, 7 në Shkodër, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, Tropojë, Berat, Mallakastër, 2 në Peqin, nga 1 rast në Korçë, Vlorë, Tepelenë, Shijak. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 60 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2523 që nga fillimi i epidemisë.

RonaTyra

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 126 pacientë, 22 janë në terapi intensive dhe 12 pacientë janë të intubuar.”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu