Situata energjetike/ Ministrja Balluku: Kemi vendosur që për një periudhë të mos prodhojmë në Fierzë

0
Situata energjetike/ Ministrja Balluku: Kemi vendosur që për një periudhë të mos prodhojmë në Fierzë
Gjigandi

Për të diskutuar situatën energjitike në vend është mbledhur Komiteti i Energjisë, ku ministrja Balluku ka deklaruar se kanë vendosur që për një periudhë kohë të mos prodhohet energji në Fierzë. Kjo me qëllim për të grumbulluar ujërat, pasi pritet që në ditët në vijim të ketë reshje shiu.

“Do ta nisja me informacionin që na vjen nga drejtori i KESH. Ka pasur një rritje të nivelit të liqenit të Fierzës, duke qenë se ne kemi vendosur që përmes Komitetit të Flotave të mos prodhohet në Fierzë për disa kohë duke grumbulluar të gjitha ujërat, por më shpresë që dot ë kemi një prurje të motit të lagësh. Pra reshje të tjera shiu në basenin e Fierzës dhe Kaskadën e Drinit. Deri atëherë situata është e qartë dhe e mirëmenaxhuar”,

u shpreh Balluku.

Po ashtu, ministrja garantoi se nuk do të ketë rritje të çmimit për familjarët dhe për bizneset e vogla.

“Qytetarët e përjetojnë këtë krizë dhe ankthin. Nuk do ketë ndërprerje të energjisë elektrike dhe nuk do ketë rritje për konsumatorët familjarë dhe për bizneset e vogla. Në maj do të kemi një tryezë me bizneset që janë lidhur me tensionin e mesëm për të diskutuar çmimet që kemi vendosur për ti mbrojtur ata”,

RonaTyra

shpreh Balluku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu