Opozitari i paepur Çim Peka, ditën e sotme kreu aktin e radhës kundër dyshes që “sundon” vendin, Rama-Veliaj. Zbuloi dhe publikoi në “Syrin” e tij një kullë gjigande që do ndërtohej në mes të Tiranës. Titulli bombastik: FOTO/ Rama dhe Veliaj zbulojnë planet për një megakullë në mes të Tiranës bëri kureshtar shumëkënd. Ata që u përpoqën ta lexonin këtë shkrim vetëm pak minuta pasi ishte postuar, nuk arritën dot, pasi në vend të shkrimit dhe të kullës, i dilte ERROR 404. Pra që do të thotë se ky shkrim ishte fshirë.
Nuk arritëm ta lexojmë nëse këtë kullë Rama-Veliaj do e ndërtonin si investitorë vetë, apo këta kanë miratuar lejet. Nuk morëm vesh as vendin. As katet e kullës.
Është mister me disa alternativa se përse nga “Syri” i Çimit, kulla u zhduk për 3 minuta:
1-Shkrimi u fshi se burimi nuk ishte i saktë?
2-Shkrimi u fshi se Çimit i ra telefoni dhe e ftuan për kalçeto?
3-Revolucioni vazhdon
4-Çpunë kam unë me ta?