Skandali me “E-Albania”/ AKSHI jep tendera të dyshimtë, 3.5 miliardë lekë në dy muaj

0
Gjigandi

Fokusi i heqjes së bakshisheve duke u zhdukur sportelet u arrit dhe tashmë nuk flasim për qindarka por për miliarda lekë që shkojnë për Portalin E-Albania dhe mirëmbajtjen. Pavarësisht se nga ata tjetër qytetarët ankohen se sistemi është shumë i ngadaltë dhe del herë pas here nga jashtë funksioni.

Por këtë  keqfundksionim AKSHi e kthen në favor duke u dhënë tendera duke e justifikuar situatën me sistemin  e ngadaltë.

Kujtojmë se portal “e-Albania” i administruar nga Agjencia e Kombëtare e Shoqërisë të Informacionit nuk po i përgjigjet kërkesave të përdoruesve. Shumë qytetarë kanë denoncuar në media se aplikacioni ka problem dhe nuk u përgjigjet kërkesat e qytetarëve.

Sipas tyre në faqen “e-Albania” nuk merren në kohë dhe aksesi është tepër i vështirë, Agjencia e Kombëtare e Shoqërisë të Informacionit e drejtuar nga Mirlinda Karçanaj, ka lidhur një seri kontratash tenderash për shërbime mirëmbajte kompjuterike. Gjatë periudhës mars-prill të vitit 2022, kjo Agjenci ka dhënë 4 tenderë për mirëmbajtjen e sistemit në shumën 3.5 miliardë lekë.

Kështu, në tenderin e mbyllur në mars 2022 do të jepen rreth 800 milionë lekë të tjera për rikontrollin e disa standardeve ndërkombëtare ISO dhe auditimi për konformitet ndaj “eIDAS” për shërbimet e besuara. Fitues i këtij tenderi është shpallur “FIRST” sh.p.k.

Ndërsa në tenderin e mbyllur në fund të prillit do të jepen rreth 600 milion lekë për “Infosoft Systems” sh.p.k. dhe “I kub INFO” sh.p.k. për mirëmbajtjen e 209 shërbimeve elektronike në portalin “e-Albania”.

Po i njëjti bashkim operatorësh ka fituar në mes të marsit të këtij viti edhe tenderin për mirëmbajtjen e sistemit për dokumentet elektronike, duke ofruar gati 820 milionë lekë.

Për “rinovimin e mirëmbajtjes së sistemeve të sigurisë të implementuara pranë AKSHI-t” do të shpenzohen afro 1,3 miliardë lekë, apo mbi 1 milion euro. Tenderi i marsit të këtij është fituar nga “IMPACT” sh.p.k. Por, paratë e taksapaguesve shqiptarë që derdhen lumë nga AKSHI nuk i ka mjaftuar kësaj agjencie qeveritare për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve.

Çfarë thoshte drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj pak kohë më parë për lehtësitë që sjell kalimi nga sportelet fizikë në ato online për qytetarët.

“Të gjitha aplikimet që deri tani nuk dihej fare kur e merrje përgjigjen, do të jenë me nënshkrim elektronik ose vulë elektronike, por dhe do të monitorohen në kohë reale. Nga eksperienca e deritanishme dhe nga shifrat, ne flasim me shifra, pensionistët e kanë përdorur platformën ‘e-Albania’ shumë mirë. Në pandemi ishin përdoruesit kryesorë dhe rezervonin javët e tyre për dalje. Aplikimet për pensione arritën në 1.6 milionë përdorime të këtyre shërbimeve që bëhen nga moshat e treta, fermerët e moshuar gjithashtu që aplikojnë në ‘e-Albania’”, u shpreh Karçanaj.

Të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë denoncuar me foto e video pranë redaksisë sonë problemet me mosfunksionimin e këtij portali. Mirlinda Karçanaj deklaroi  se shërbimet pa sportele do t’i japin goditje bakshisheve e radhëve, si dhe do të lehtësojnë qytetarët por harroi të thoshte se do shtojnë tenderat.

Burimi: Voxnews.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu