Varhelyi: KE do sjellë një plan të ri për integrimin e Ballkanit në tregun ekonomik europian

0
Gjigandi

Komisioneri për zgjerimin e BE-së Oliver Varhelyi, gjatë një konference për shtyp, është shprehur se BE do vazhdojë të ndihmojë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe se KE do sjellë një plan të përshpejtuar për integrimin e Ballkanit në tregun ekonomin europian.

“Ne kemi diskutuar sot Procesin e Berlinit i cili është një platformë e mirë dhe plotësuese për axhendën e zgjerimit, si dhe pjesë e angazhimit tonë me Ballkanin Perëndimor. Procesi i Berlinit është platforma më e besueshme me anë të së cilës ne tregojmë angazhimin dhe përkushtimin tonë për rajonin. Ne vumë re që ditën e pare që komisionerët kanë filluar punën, ne kemi bërë të qartë që për ne zgjerimi në Ballkanin Perëndimor është përparësi kyçe, prandaj ne kemi sjellë planin e investimeve ekonomike,  kemi mobilizuar një të tretën e PPB-së ne te gjithë rajonin.

Kjo tregon se BE tregon rezultate për punën e saj. Po sjellim financime të rëndësishme për sektorin privat për investuesit privat për të shndërruar ekonominë tuja në mënyrë që të jenë edhe më tërheqëse për investimet. Kemi investuar 1 mld euro për të ndihmuar ato qytetarë të cenueshëm në mënyrë që të trajtonim rritje e skajshme të çmimeve.

Dot jemi treguar të qartë që mbështetja jonë të të vazhdojë edhe për energjinë. Ofrimi i energjisë në mënyrë të qëndrueshme. Po mbështesim projekte në mënyrë të rinovueshme. Jemi gati të financojmë një terminal të ri për gazin e lëngshëm në Malin e Zi. Rajoni që të përfitojë nga këto investime duhet të integrohen ekonomikisht. Kemi bindjen e plotë se kemi edhe më shumë potencial. Rajoni do të mund të shtojë edhe 1/3 e PBB-së së vet.

Ne kemi folur për valët e mëparshme të zgjerimit se cila është mënyra më e mirë për t’u përgatitur për zgjerimin e integruar të rajonit. Ky plan do të ketë për synim edhe përshpejtimin të integrimit ekonomik dhe do të ketë mundësi për BP të integrohen në tregun e BE-së ende pa u bërë anëtare.

RonaTyra

Europa është këtu për të kontribuar, por duhet që edhe rajoni të tregojë rezultatet e veta. Të ndihmojmë rajonin që të transformohet”, u shpreh Verhelyi.

 

 

 

p.k\dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu