Historia e pilotes që humbi jetën në aksidentin në Nepal, edhe burri i saj pati të njëjtin fat para 16 vitesh

0
Gjigandi

Është zbuluar se bashkë-pilotja e fluturimit fatkeq që u rrëzua në Nepal të dielën humbi bashkëshortin e saj në një aksident avioni 16 vjet më parë. Anju Khatiwada ishte bashkë-pilotues i fluturimit 691 të Yeti Airlines, kur u përplas pranë qytetit turistik të Pokhara, një nga aksidentet më të rënda ajrore në 30 vite në këtë vend. Fatkeqësisht në këtë aksident humbën jetën të gjithë.

Burri i saj Dipak Pokhrel kishte qenë gjithashtu bashkë-pilotues i një fluturimi të Yeti Airlines kur ai vdiq, ndërsa ishte pikërisht kjo ngjarje që e bëri atë të ndiqte karrierën në aviacion. Mes dhimbjes dhe e vetme me një fëmijë për të rritur, kjo ngjarje u bë motiv frymëzimi për të.

Ajo ishte një grua e vendosur që qëndroi për ëndrrat e saj dhe përmbushi ëndrrat e burrit”, tha anëtari i familjes Santosh Sharma.

Dipak ishte në kabinën e një avioni mbështetës Twin Otter, i cili po transportonte oriz dhe ushqim për në qytetin perëndimor të Jumla, kur u rrëzua dhe shpërtheu në flakë në qershor 2006, duke vrarë të nëntë personat në bord. Katër vjet më vonë Anju nisi rrugën për t’u bërë pilot, duke kapërcyer shumë pengesa për t’u trajnuar në SHBA dhe pasi u kualifikua, ajo iu bashkua Yeti Airlines.

Një pioniere, Anju ishte një nga vetëm gjashtë gratë e punësuara nga linja ajrore si pilote dhe kishte fluturuar rreth 6,400 orë.

RonaTyra

“Ajo ishte një kapitene në linjën ajrore që kishte bërë fluturime të vetme, ishte një grua e guximshme”, tha Sudarshan Bartaula nga Yeti Airlines. Anju u martua sërish dhe nga kjo martesë solli në jetë një tjetër fëmijë. Miqtë dhe familjarët shprehen se pilotja e adhuronte punën e saj. Fakti që ajo dhe burri i saj i parë vdiqën në këtë mënyrë është një tragjedi brenda një tragjedie.

Në vendin e rrëzimit në Pokhara, pjesë të aeroplanit që Anju po bashkë-pilotonte u shpërndanë në brigjet e lumit Seti. Tragjedia e kësaj jave ka rindezur një bisedë për sigurinë e linjave ajrore në kombin Himalayan, i cili ka parë qindra të vdekur në aksidente ajrore në dekadat e fundit.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu