Një peshkaqen është kapur në ujërat e detit Adriatik nga peshkatarët durrsakë. Peshkarexha “Meduza” ka nxjerrë në breg peshkaqenin që, sipas peshkatarëve, është i llojit tigër. Ai ka rënë në rrjetat e peshkatarëve në një thellësi prej afro 170 metrash dhe peshon afërsisht 500 kilogramë.