Insektet e imëta, të cilat rrallë janë më të mëdha se 5 milimetra, mund të shkaktojnë probleme të mëdha në organizmin e njeriut
Këta parazitë “futen”në njerëz apo në cilindoqoftë gjitar të lartë – qen, mace, bagëti apo edhe zog dhe zvarranik.
I tërheq posaçërisht lëkura e butë dhe e lagësht, kështu që te njeriu mund të kapen për lëkurë te nënsqetulla, gilcat, lëkura e stomakut dhe pas veshit.
Si hiqet rriqra
Kur hiqni rriqrën, duhet të keni shumë kujdes në mënyrë që mbetjet e trupit, më saktë këmbët, të mos mbesin në lëkurë. Me rastin e heqjes së rriqrës patjetër përdorni doreza, sepse kështu do të pengoni infektimin e mëtejshëm.
Rriqra hiqet kështu:
1. Merrni pincën e cila është e pastër dhe e dezinfektuar.
2. Me kujdes vendoseni fort pincën afër kokës së rriqrës.
3. Silleni në nivel të lëkurës dhe vetëm pastaj ngrijeni nga lëkura.
4. Hiqeni rriqrën pa dridhje.
5. Mos e shtypni rriqrën as mos e prekni me gishta – në atë mënyrë e nxisni edhe më shumë infektimin e mundshëm.
6. Zonën e pickimit fërkojeni me antiseptik apo alkool në mënyrë që të pengoni infeksionin bakterial.
Parandaloni pickimin
Si edhe te të gjitha sëmundjet, grupe të veçanta të rrezikut janë fëmijët, të moshuarit dhe ata me imunitet të dobësuar.
Njerëzit e tillë duhet të kenë kujdes të veçantë kur qëndrojnë në natyrë. Do të jetë e dëshirueshme të shmangin zonat në të cilat janë vatrat të rriqrave, posaçërisht gjatë muajve të verës.
Nëse vendosni të dilni në shëtitje në natyrë, vishni rroba të cilat puthiten për trupi.
Bartni kapele në formë cilindri apo kapuça, ndërkaq fundin e pantallonave futeni në çorape në mënyrë që të jeni të sigurt që asnjë pjesë e lëkurës të mos mbetet e pambuluar.
Gjithashtu mund të lyheni edhe me preparate kundër insekteve.