Tiranë- Jo thjesht emocione dhe gëzim, por edhe shpërblim.
Tirana është shpallur matematikisht kampione e Kategorisë Superiore në ndeshjen me Partizanin në Elbasan Arena.
Ky ishte titulli i 26 që arshivon Tirana në historinë e futbollit shqiptar.
Ndeshja dhuroi mjaft emocione dhe entuziazëm, si në futbollistë, drejtues të klubit, ashtu edhe ndër tifozë.
Kjo fitore i ka siguruar rreth 1 milionë euro në arkë kryeqytetasve.
Titulli kampion do të sjellë në arkat bardheblu 100 milionë lekë (të vjetra) si çmim i vendosur nga FSHF për skuadrën fituese. Çmim të cilit i shtohen edhe 150 milionë lekë (të vjetra) nga Bashkia e Tiranës, e cila ka gjetur kështu mënyrën për të incentivuar klubet sportive që të sjellin trofe në kryeqytet.
Pastaj vijnë paratë e garantuara nga Europa dhe nuk janë pak. Në rastin më të keq, nëse Tirana eliminohet direkt nga Liga e Kampioneve dhe Liga e Konferencës, do të përfitonte 810 mijë euro nga UEFA. Me kalimin e vetëm një turi, në cilindo prej këtyre turneve, shifra do të kalonte menjëherë 1 milionë eurot.