Shtyhet mbledhja e Komisionit të Ligjeve/ Opozita tërhiqet nga pragu 5%! PS: Shumë i ulët 2%…

0
Gjigandi

TIRANË-Komisioni i Ligjeve dhe Këshilli i Legjislacionit është shtyrë për në orën 18:00 për të diskutuar për projektligjin e opozitës parlamentare për listat e hapura dhe ndalimin e koalicioneve.

Ky komision u mblodh online paraditen e sotme, ku deputeti i opozitës Korab Lita, kërkoi uljen e pragut nga 5% që e kërkuan në fillim në 2%, pra duke e ulur me 1% krahasuar me atë që është aktualisht 3%.
“Propozoj që në pikën 2 të nenit të parë, të bëhet jo më pak se 5% të votave të vlefshme por 2% të votave të vlefshme. Pragu 5% dhe ndalimi i koalicioneve ngushtojnë hendekun. Pragu 2% e plotëson më së miri nevojën e shfaqur” tha ai.
Nga PS, Klotilda Bushka e ka komentuar këtë nivel pragu si shumë të ulët.
‘’Në lidhje me propozimin për amendim të nenit 1, edhe duke ju referuar edhe eskpertëve dhe diskutantëve. Pragu 5% konsiderohet frenues. Por 2% është një çështje që ka nevojë për diskutim të përbashkët të relatorëve. Duhet analizë, pse arrihet në këtë nivel dhe jo në një tjetër. Mua më duket nivel i ulët lidhur me propozimin që kemi marrë në fillim për pragun elektoral 5%. ‘’– tha Bushka
Ndërkohë burime për Top Channel bëjnë me dije se pragu përfundimtarë jetë 4%.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu